Gastroskopia është një metodë për të ekzaminuar pjesën e sipërme të Traktit Tretës, i cili përbëhet nga Ezofagu, Stomaku dhe Duodeni.
Çfare mund të konfirmohet nga gastroskopia?
- Refluksi gastro-ezofageal
- Ezofagitet
- Ulçerat duodenale dhe të stomakut
- Duodenitet
- Gastritet
- Kancer të stomakut ose të ezofagut
Çfarë këshillash duhet tē ndiqen para procedurës?
Stomaku duhet bosh, pra të jeni pa ngrënë të paktën 8 orë dhe të ndaloni disa mjekime specifike 1-2 ditë përapara, si psh.hollues gjaku. Nëse do jetë nevoja për qetësues, duhet të jeni të shoqëruar.
Shumë pacientë mund të shkojnë në shtëpi pas më tepër se 30-60 minutash. Nuk mund të ngisni makinën apo të punoni në makineri, ose të ushqeheni për të paktën 2 orë dhe as të pini alkool në 24 orët në vazhdim.