Koha e përshtatshme për PAP Test varet nga mosha dhe aktiviteti seksual. Por, mosha e rekomanduar e ekzaminimit me Pap test eshte jo më herët se 21 dhe pastaj të kryhet çdo dy vjet deri në moshën 29 vjeç. Nëse një grua ka ose ka pasur një histori të kushteve të mëposhtme, atëherë Pap testi mund të bëhet më shpesh psh:
- Kur nëna e gruas ka përdorur DES (diethylstilbestrol) kur ishte shtatëzëne me të.
- HIV
- Trajtimi i mëparshëm për kancer apo situate të quajtur neoplazi intraepiteliale të qafës së mitrës : 2 ose 3 (CIN 2, CIN 3).PAP Testi këshillohet edhe kur një grua ka partnerë seksualë të shumtë , është shtatëzënë, ka hemorragji vaginale jo normale, dhimbje ose kruarje.
Rezultati i testit mund te jete:
- Beninje: qeliza jo kanceroze, por testi shfaq infeksion, irritim apo riparim të qelizave normale.
- I pakënaqshëm: marrja e materialit është e pamjaftueshme, ose ka ndërhyrje të substancave të tjera.
- Normale: Negative ( NILM- Negativ per Lezion Intraepitelial apo Malinjitet) : nuk janë prezente qeliza jo normale.