Gjetja e një gjendre në gjoks mund të jetë një përvojë e frikshme, por jo të gjitha gjendrat dhe tumoret janë kancerogjene. Një lloj tumori beninj (jo kanceroz) quhet fibroadenoma. Ndonëse nuk është kërcënuese për jetën, një fibroadenoma mund të kërkojë gjithashtu trajtim. Një fibroadenoma është një tumor jo kanceroz në gji, që zakonisht gjendet tek gratë nën moshën 30-vjeçare. Fibroadenomat mund të shfaqen në një ose të dy gjinjtë.
Shkaqet
Disa fibroadenoma janë aq të vogla saqë nuk mund të ndihen. Kur jeni në gjendje të ndjeni një, atëherë ajo është shumë e dallueshme nga indet përreth. Kufijtë janë të përcaktuara qartë dhe tumoret kanë një formë të dallueshme. Ato janë të lëvizshme nën lëkurë dhe zakonisht nuk janë të buta. Shkaku i saktë i shfaqjes së fibroadenomave nuk dihet, por mendohet se hormonet si estrogjeni mund të luajnë një rol në rritjen dhe zhvillimin e tumoreve. Po kështu, edhe marrja e kontraceptivëve oralë para moshës 20 vjeç, është shoqëruar me një rrezik më të lartë të zhvillimit të fibroadenomave. Këto tumore mund të rriten, veçanërisht gjatë shtatzënisë. Gjatë menopauzës, ato shpesh tkurren. Është gjithashtu e mundur që disa lloje fibroadenomash të zhduken vetë.
Llojet
Ka dy lloje të fibroadenomash, janë ato të thjeshta dhe fibroadenomat komplekse. Tumoret e thjeshta nuk rrisin riskun e kancerit të gjirit dhe duket e gjitha njësoj kur shihet nën një mikroskop. Tumoret komplekse përmbajnë komponentë të tjerë të tillë si makrocistite (qeska të mbushura me lëng, të mëdha të mjaftueshme për t’u ndjerë dhe për tu parë pa mikroskop) dhe kalcifikime. Fibroadenomat komplekse mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit.